Mbyll fëmijën në makinë që të dalë me shoqërinë NULL NULL 20.09.2016 21:25 20.09.2016 21:25 Një fëmije dy vjeçar është lënë i vetmuar dhe i mbyllur në makinë përderisa nëna e tij kishte dalë për qejf me shoqëri, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Britmën e fëmijës e kanë dëgjuar të shqetësuar kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë e cila kishte ardhur në vendin e ngjarjes. Pas 20 minutash është shfaqur edhe nëna e dy vjeçarit e cila ka deklaruar në polici që e ka mbyllur fëmijën në makine pasi që kishte për të dalë me shoqërinë nga puna. 25 vjeçarja përballet me akuzat për neglizhencë ndaj fëmijës. Kjo ngjarje ka ndodhur në Schaffheausen në veri të Zvicres. Ndër të tjera një kalimtar rasti është dërguar në polici, pasi që kishte goditur makinën nga zemërimi kur kishte dëgjuar arsyetimin e nënës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Familjet e pengjeve që mbahen në Gaza i kërkojnë Trumpit të sigurojë marrëveshje për lirim 18/06/2025
Lajme Koreja e Veriut dënon sulmet e Izraelit ndaj Iranit: ShBA-ja dhe Perëndimi, kancer për paqe në Lindjen e Mesme 18/06/2025
Kosova Ziv: Fundi i konfliktit me Iranin – shkatërrimi i programit të armëve bërthamore dhe raketave balistike 18/06/2025