Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mburrja e Kurtit: A është Kosova më joshëse se Gjermania? (VIDEO)

NULL NULL
05.02.2025 20:21

“Gjermania më nuk është siç ishte përpara”, këtë bindje e ka kryeministri, Albin Kurti që beson se mërgimtarët kosovarë po braktisin kurbetin e po kthehen në vendlindje.

Kurti ka thënë se Kosova po lulëzon dhe Gjermania “është buzë recensionit”, raporton Klan Kosova.

Kjo që po thotë Kurti, sipas Odës Ekonomike, nuk qëndron, pasi këto dy ekonomi as për së afërmi nuk janë të ngjashme.

Klan Kosova provoi të marrë përgjigje edhe nga Oda Ekonomike Gjermane, por që nuk ishin të qasshëm. I pyetur nga televizioni të mërkurën për këtë çështje, s’preferoi të flasë as ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

Gjermania ka bruto produkt vendor 4.9 trilionë dollarë, krahas 11.8 milionë sa ka Kosova.

Në anën tjetër, referuar Agjencisë Federale të Punësimit në Gjermani, për muajin janar janë pranuar 8 mijë kërkesa të kosovarëve për viza pune në këtë shtet. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme