Mbretëria e Bashkuar rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un NULL NULL 04.02.2025 10:31 04.02.2025 10:31 Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbot, është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumanin. Në takim bëhet e ditur se është rikonfirmuar angazhimi i Britanisë për të mbështetur SPAK-un, raporton Klankosova.tv. “Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë”, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025.