Mbretëria e Bashkuar e konsideron Rusinë kërcënim kryesor për sigurinë NULL NULL 08.04.2021 10:34 08.04.2021 10:34 BERLIN, GERMANY - JANUARY 19, 2020: UK Prime Minister Boris Johnson and Russia's President Vladimir Putin (C L-R) talk during a meeting on the sidelines of an international summit on Libya; the summit is to discuss efforts to achieve peace and reconciliation between Libya's government and General Haftar; right: the Russian president's adviser Yuri Ushakov. Alexei Nikolsky/Russian Presidential Press and Information Office/TASS Ãåðìàíèÿ. Áåðëèí. Ïðåìüåð-ìèíèñòð Âåëèêîáðèòàíèè Áîðèñ Äæîíñîí, ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí (â öåíòðå ñëåâà íàïðàâî) è ïîìîùíèê ïðåçèäåíòà ÐÔ Þðèé Óøàêîâ (ñïðàâà) âî âðåìÿ áåñåäû íà ïîëÿõ Áåðëèíñêîé êîíôåðåíöèè ïî Ëèâèè. Àëåêñåé Íèêîëüñêèé/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ Qeveria britanike e ka etiketuar Rusinë si kërcënim kryesor për sigurinë e saj. Kështu ka deklaruar kryeministri Boris Johnson në një përmbledhje gjithëpërfshirëse të politikës ushtarake dhe të jashtme, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Johnson po ashtu ka thënë se Londra do të ndërtojë më shumë armë bërthamore dhe se do ta zgjerojë praninë e saj në fushatat e teknologjisë së lartë të hapësirës dhe kibernetikës. Për të përmbushur këto qëllime, qeveria britanike dëshiron t’i rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në 24 miliardë funte (33,3 miliardë dollarë) gjatë katër viteve të ardhshme. Në dokumentin që është prezantuar nga Johnson, rikonfirmohet partneriteti ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu thuhet se do të ketë një angazhim më të fortë ndaj aleancës së NATO-s duke premtuar që të zgjerohet roli i Mbretërisë së Bashkuar në mbarë botën. “Fuqia në rritje e Kinës ka të ngjarë të jetë faktori më i rëndësishëm gjeopolitik i viteve 2020”, shkruan në dokument, duke përshkruar Pekinin si “kërcënimin më të madh të bazuar në shtet për sigurinë ekonomike të MB”. Raporti me 116 faqe, i titulluar “Britania Globale në një Kohë Konkurruese”, rezervon kritikat më domethënëse për Rusinë. “Rusia do të mbetet kërcënimi më i mprehtë i drejtpërdrejtë për Mbretërinë e Bashkuar”. “Rusia është kërcënimi më i mprehtë në rajon dhe ne do të punojmë me Aleatët e NATO-s për të siguruar një përgjigje të unifikuar Perëndimore, duke kombinuar përpjekjet ushtarake, të inteligjencës dhe ato diplomatike”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 18 minuta më parë