Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë Indinë me çfarëdo që kërkojnë

NULL NULL
02.05.2021 15:34

Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë Indinë me “gjithçka që mundemi dhe çfarëdo që ata të kërkojnë”, tha Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

Deklarata e Raab vjen disa ditë pasi Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk kishte doza të tepërta vaksine për të dhuruar, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Britania e Madhe aktualisht po vaksinon njerëzit e moshës 40 vjeç e lart. Të dhënat e qeverisë tregojnë se 65 përqind e të gjithë të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Ndërkohë, India ka vaksinuar plotësisht vetëm 2 përqind të popullsisë së saj teksa 9 përqin kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Raab vuri në dukje se ai nuk ishte kontaktuar në lidhje me sigurimin e dozave shtesë të vaksinës.

“Ne u kemi dhënë atyre koncentratorë oksigjeni. Ne u kemi dhënë atyre ventilator. Ne do të dërgojmë një paketë tjetër prej 1.000 ventilator shumë shpejt. Ne gjithashtu kemi parë këto gjeneratorë të oksigjenit, si mini-fabrika. Kjo është gjëja për të cilën ata kanë nevojë tani”.

Raab gjithashtu tha se ai është në kontakt të rregullt me ​​homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme në Indi, Subrahmanyam Jaishankar dhe se ata do të takohen të Hënën.

“Lidhja indiane është shumë e rëndësishme për ne, dhe padyshim që ne duam të bashkëpunojmë shumë ngushtë së bashku. Gjatë gjithë kësaj krize ne kemi thënë që duhet të mbajmë zinxhirë të furnizimit, veçanërisht zinxhirë kritikë të furnizimit, të hapur dhe duhet të zgjidhim këto çështje përmes bashkëpunimit, dhe kjo është sigurisht ajo që po bëjmë me indianët”.

Sigurimet nga Raab vijnë ndërsa Britania e Madhe vazhdon të shkurtojë fondet e ndihmës për të huajt.

Nga UNICEF gjatë ditës së djeshme kanë deklaruar se ishin thellësisht i shqetësuar nga vendimi i qeverisë në Britani për të ulur fondet e saj kryesore për organizatën me 60 përqind, duke thënë se këto kufizime do të kenë pasoja serioze për fëmijët.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria e tij duhej të “ekonomizonte” ndihmën ndërkombëtare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

lajme të ngjashme