Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbretëresha Elizabeth II ka ngrënë për çdo ditë sandviç me reçel, që kur ishte 5-vjeçare

NULL NULL
21.08.2022 15:43

Mbretëresha Elizabeth II ka ngrënë një sandviç me reçel për çdo ditë që kur ishte 5-vjeçe, ka treguar ish-kuzhinieri i saj privat, Darren McGrady.

Darren ishte kuzhinieri personal i Mbretëreshës Elizabeth për 15 vjet, si dhe i Princeshës Diana dhe princave William dhe Harry.

McGrady postoi një video se si të rikrijohet çaji mbretëror i pasdites në shtëpi dhe llojet e sandviçëve që ofrohen në Pallatin Buckingham.

Kuzhinieri tha se kishte një sandviç që duhej të ishte gjithmonë në meny, i cili i shërbehej Mbretëreshës si një vajzë e vogël, dhe e ka ngrënë për vaktin e pasdites që atëherë.

Ai tha se receta e përjetshme ishte vetëm bukë dhe reçel me pak gjalpë, zakonisht reçel luleshtrydhesh, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme