Mbretëresha e ‘pëlqen’ Meghan Markle NULL NULL 22.09.2019 23:30 22.09.2019 23:30 Mbretëresha mund të ketë një të preferuar të ri. “Mbretëresha e pëlqen Meghanin” i tha historiani David Starkey për Richard Eden të Daily Mail në një festë. “Mbretëresha i bëri menjëherë ambasadorë atë dhe Harryn për punë të jashtme, që është e vetmja gjë për të cilën Mbretëresha interesohet me të vërtetë.” Megjithë vlerësimin e favorshëm, Starkey tha se e kaluara e Markle si një aktore televizive amerikane është diçka kundër saj në sytë e familjes mbretërore. Problemi është se ajo ka sjellë edhe famën me vete prej Hollywood, por Meghan nuk është e vetmja anëtare e Mbretërisë që është në qendër të vëmendjes. “Diana po ashtu sillej si një person i famshëm,” tha Starkey, duke shtuar se ngjashmëria me vjehrrën e saj të ndjerë ka mundur ta tërheqë Princin Harry për ish-aktoren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.