Mbrëmë e befasoi të bijën në BBVK, por a e dini kush është nëna e Mbresës? (VIDEO) NULL NULL 28.01.2023 13:51 28.01.2023 13:51 Një moment shumë emocionues dhe prekës i natës së mbrëmshme Prime të Big Brother VIP Kosova ishte rrëfimi i Mbresës për nënën dhe sakrificat e saj. Ajo tregoi se nëna e saj ka punuar, vetëm për tu kujdesur për të dhe motrat e saj. Pas këtij rrëfimi, Mbresa u befasua me vizitën e nënës, e cila pos puthjeve e përqafimeve për të bijën, i tregoi asaj edhe se e ka mbështjen e plot të saj dhe të të gjithë familjes. E nëna e Mbresës, nuk është një person i panjohur për publikun, përcjell Klankosova.tv. Ajo është Tevide Imeri, që aktualisht është kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Ndryshe, zonja Imeri, mbështetjen për të bijën e shfaq vazhdimisht edhe përmes rrjeteve sociale. Kujtojmë se rrëfimi i mbrëmshëm i Mbresës për sakrificat e nënës së saj ishte shumë emocionues dhe këtë rrëfim banorja e bëri mes lotësh. “Është idolli jem për gjithë jetën”, është shprehur ndër të tjera Mbresa për nënën e saj.
Big Brother VIP Stresi: Kam nevojë ta operoj hundën - nuk e kam të devijuar, por e kam të maltretuar (VIDEO) 2 months
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 2 months