Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mblidhet Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Strehimi i njerëzve do bëhet edhe në konvikte

NULL NULL
22.09.2019 17:27

Po zhvillohet aktualisht mbledhja e Shtabit të Emergjencave, ku ndër të tjera po kryhet një pasqyrim i situatës, pas lëkundjeve të fuqishme sizmike.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj bëri me dijeni se strehimi i njerëzve do të bëhet edhe në konvikte, të cilat tashmë janë të rregulluara.

Nisur nga çfarë po raportohet në mbledhje, gjendja rezulton më e stabilizuar. Mësohet se 150 forca policore janë angazhuar në Tiranë brenda 2 ditëve.

Bëhet me dijeni se aktualisht autoritetet përkatëse gjenden në situatën e vlerësimit të dëmeve, ku shqetësuese rezultojnë dokumentacionet. Subjektet e dëmtuara duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh duke u siguruar që ky dokumentacion të mos jetë i mangët.

“Të gjendet mënyra që shtëpitë e rindërtuara të mos paguajnë taksë”, u shpreh Veliaj.

Po kështu shtoi se “në shkollat që mund të ketë rrezik, më mirë të shtyhet mësimi një ditë”. / T Ch/

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.