Mblidhet Senati: Zgjedhen anëtarët e KD të UP-së (VIDEO) NULL NULL 30.06.2025 12:18 30.06.2025 12:18 Po mbahet mbledhja e 16-të të Senatit të Universitetit të Prishtinës, për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues. Por pati kundërshtime nga Parlamenti Studentor, njofton Klankosova.tv. Përfaqësuesit studentorë kundërshtuan zhvillimin e këtij procesi duke e cilësuar si të papërputhshëm me Statutin e UP-së. Si shenjë proteste, Parlamenti Studentor e braktisi mbledhjen, ndërsa procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Drejtues po vazhdon ende. Ndiqni detajet, nga gazetarja Vesa Hoda, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.