Mblidhet Kuvendi, në rend dite gjashtë pika NULL NULL 17.04.2026 07:02 17.04.2026 07:02 Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet në seancë plenare. Seanca pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00, raporton Klankosova.tv. Në mesin e pikave që do të diskutohen në seancën e sotme, është edhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë të datës 30 mars për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza. Pikë tjetër që do të vihet para ligjvënësve për shqyrtim është edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, 5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, 6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.