Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedoni e Veriut, kjo është agjenda

NULL NULL
14.11.2022 09:58

Sot në Shkup do të mbahet mbledhja e radhës mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjenda e kësaj mbledhje do të nisë me takimin e dy kryeministrave Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski.

Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare, ku do të flasin dhe dy krerët e qeverive.

Në mbledhje do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive.

lajme të ngjashme