Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent për situatën në Iran NULL NULL 22.06.2025 10:17 22.06.2025 10:17 Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent rreth situatës urgjente në Iran, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi. Ndërkohë, kreu bërthamor i Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon mbikëqyrësit të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Më parë, IAEA konfirmoi se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA goditi tre centrale bërthamore në Iran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Sulmi amerikan shkatërroi programin bërthamor iranian 8 minuta më parë