Mbi tri orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë NULL NULL 03.01.2025 17:18 03.01.2025 17:18 Pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë, 2 janar, 2025. Foto: Klankosova.tv Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që kufijtë tokësorë të vendit të ngarkohen në dalje. Kjo pasi bashkatdhetarët tanë po marrin rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë në Perëndim, raporton Klankosova.tv. Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi 3 orë (180-200 minuta). Kolona në këtë pikë kufitare ka shkuar në 1000 metra. Pritje ka edhe nëpër pikat tjera kufitare të Kosovës me Serbinë, si te Dheu i Bardhë (30 minuta në dalje dhe 40 minuta në hyrje), Jarinjë (50-60 minuta në hyrje, 70-90 minuta në dalje), Bërnjak (5-10 minuta në dalje), Muçibabë (60 minuta në dalje) dhe Mutivodë (10-20 minuta në dalje). Në pikat tjera kufitare të Kosovës me vendet tjera, pritjet janë maksimumi 5 minuta, si në dalje, ashtu edhe në hyrje. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025