Mbi dy orë pritjet për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë e në Merdarë NULL NULL 20.12.2024 18:45 20.12.2024 18:45 Foto nga arkiva Në disa prej pikave kufitare në hyrje të Kosovës kanë nisur pritjet e gjata të mërgimtarëve. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga dy orë deri në dy orë e gjysmë. Sipas QKMK-së, pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet Dheut të Bardhë janë 15 minuta, kurse kolonat për të hyrë janë 1.5 kilometra. Pritje deri dy orë ka edhe te pika kufitare në Merdarë, ku kolona është deri në 400 metra, transmeton Klankosova.tv. Në pikat e tjera kufitare, hyrje-daljet në Kosovë, sipas QKMK-së, nuk zgjasin më shumë se 5 minuta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 3 minuta më parë