Mbi 50 shqiptarë në Zvicër do të ngrenë padi kundër “Alba Air” NULL NULL 23.07.2015 16:06 23.07.2015 16:06 Patrik Lleshaj nga Lucerni ka iniciuar në apel në facebook për t’i mbledhur të gjithë shqiptarët që janë prekur nga mashtrimi me shit-blerjen e biletave nga kompania”Alba Air” që ta bëjnë mbledhjen e dëshmive për të ngritur padi ndaj kësaj veprimtarie shërbyese. “Kush është prekur nga kjo, le të paraqitet te ne. Ne duam të grumbullojmë te gjitha informatat e mundshme dhe të bëjmë një kallëzim penal” Pas mbylljes së kompanisë mashtruese “Alba Air” në Prishtinë dhe arrestimit të pronarit të saj, rrëfimi për këtë kompani duket se do ta ketë edhe “vazhdimin zviceran”. Lidhur makinacionet që kjo kompani ka përdorur dhe viktimat, kryesisht shqiptarë të Zvicrës, për të cilat ka raportuar albinfo.ch, po shkruan edhe shtypi zviceran. Pasi që u transmetua informacioni nga mediat kosovare për dëmtimin prej rreth 500 mijë eurosh që kompania në fjalë ua ka bërë udhëtarëve, gazeta 20 Minuten është merrë me reagimet që ka ngjallur kjo te shqiptarët e Zvicrës. Që nga e diela kur Patriku ka bërë apelin në facebook, atij i janë paraqitur rreth 50 persona të cilët kishin planifikuar të udhëtonin nga Bazeli ose nga ndonjë pikë tjetër për në Prishtinë me agjencinë Alba Air. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025