Mbi 50 fëmijë të infektuar nga norovirusi në Kinë NULL NULL 27.11.2020 11:49 27.11.2020 11:49 Një shpërthim i ri, i norovirusit ka goditur Sichuan, provincë jugperëndimore e Kinës, duke infektuar mbi 50 fëmijë. Përhapja e fundit goditi një kopsht fëmijësh në qytetin Zigong, ku fëmijët pësuan të vjella të shkaktuara, përcjellë Klan Kosova. Virusi është shumë ngjitës dhe shkakton të vjella dhe diarre. Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen dhe të sëmuren me norovirus, i cili përhapet lehtë. Njerëzit e infektuar mund të hedhin miliarda grimca virale dhe vetëm disa janë të mjaftueshme për të sëmurë njerëzit e tjerë. “Pas hetimeve epidemiologjike dhe testeve të acidit nukleik, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) konfirmoi se të vjellat ishin shkaktuar nga një infeksion norovirus”, citoi Global Times të ketë thënë Departamenti i Shëndetit. “Të gjithë fëmijët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim në një spital me simptoma të lehta”. Gjatë muajit të fundit, virusi goditi disa shkolla dhe universitete në provincat Liaoning të Kinës Verilindore dhe provincat Shanxi të Kinës Veriore. Deri më tani, nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme për norovirusin në treg. Norovirusi infekton 685 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit dhe është shfaqur gjithnjë e më shumë si një çështje e shëndetit publik në Kinë, sipas mediave të drejtuara nga shteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 12 minuta më parë