Mbi 30 mijë të vdekur në SHBA dhe mbi 638 mijë të prekur nga Koronavirusi NULL NULL 16.04.2020 08:39 16.04.2020 08:39 Së paku 638 mijë e 111 raste të të prekurve me Koronavirus janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas John Hopkins University si pasojë e këtij virusi deri tash janë regjistruar 30 mijë e 844 raste të vdekjeve, transmeton Klan Kosova. Vetëm dje atje janë shënuar 28 mijë e 871 raste të reja me 4 mijë e 811 viktima. Të dhënat përfshijnë rastet nga 50 shtete – Distriktin e Kolumbisë dhe pjesë tjera territoriale, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.