Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 250 mijë njerëz të vdekur nga COVID-19 në Indi

NULL NULL
12.05.2021 09:18

India po vazhdon të përballet me rritje ekstreme të rasteve të reja me COVID-19 dhe viktimave nga ky virus.

Gjatë 24 orëve të fundit India ka konfirmuar 4 mijë e 205 vdekje të reja duke raportuar kështu një tjetër rekord botëror për vdekjet ditore nga koronavirusi teksa numri i përgjithshëm i viktimave ka kaluar mbi 250 mijë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu India gjatë 24 orëve të fundit raportoi mbi 370 mijë raste të reja pozitive me COVID-19.

Sipas të dhënave të përjavshme të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), India aktualisht zinte 93 përqind të vdekjeve nga COVID-19 në rajonin e Azisë Juglindore gjatë javës së kaluar dhe gati një e treta e viktimave globale.

 

 

lajme të ngjashme