Mbi 20 të vdekur pas sulmeve me raketa në Kiev (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 28.04.2023 20:59 nga Arjeta Sinani 28.04.2023 20:59 23 persona mbetën të vrarë pas sulmit të Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas. Ngjarja ndodhi në jug të Kievit, ku shteti i Putinit lëshoi më shumë se 20 raketa dhe dy dronë në ndërtesat që ndodhen në Uman. Banorët e tyre mbetën të shokuar. “Unë jetoj në këtë shtëpi. Tani është e frikshme. Nuk ishte e frikshme natën, por tani”, ka thënë një banore ukrainase, njofton Klan Kosova. Të tjerët të mbuluar me batanije e të ulur jashtë shikonin tmerrin që po e përjetojnë nga rusët. “Këtu jetojnë njerëz, jo disa insekte. E gjithë bota e qytetëruar po e shikon këtë, kur, kur do ta ndalojnë? A është vërtet e pamundur të jesh më miqësor? Thjesht mblidhuni dhe i rezistoni kësaj të keqeje”, ka thënë një tjetër banore e këtij shteti. Ndërkohë, qeveria ukrainase konfirmoi se forcat e tyre ajrore arritën t’i evidentojë 11 raketa dhe dy dronë rusë. “Duhet të përfundojmë kërkimin deri në fund të ditës së sotme. Ne punojmë intensivisht me ndihmën e vullnetarëve. Ka banorë vendas që vendosën të na ndihmojnë për të pastruar mbeturinat”. Ky është edhe sulmi i parë në kryeqytetin e Ukrainës për dy muajt e fundit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.