Mbi 2 milionë qytetarë i drejtohen sot kutive të votimit NULL NULL 28.12.2025 06:49 28.12.2025 06:49 2 milionë e 76 mijë e 290 qytetarë, kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të KQZ-së, brenda vendit fjalën e tyre sa i përket përzgjedhjes së përfaqësuesve të legjislaturës së re të Kuvendit kanë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë. Derisa jashtë Kosovës, mundësi për të votuar patën 77 mijë e 86 votues. Procesi zgjedhor në territor të Kosovës, do të zhvillohet në 948 Qendra të votimit me 2 mijë e 614 vendvotime, njofton Klankosova.tv.