Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 2.5 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 në botë

NULL NULL
21.04.2020 17:40

Mbi 2.5 milionë njerëz janë infektuar me koroanvirus në botë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të dhënat e universitetit treguan se numri global i vdekjeve arriti në 171,718, ndërsa numri i personave që u shëruan është 659.732, transmeton Klan Kosova

Një total prej 2,501.156 rastesh janë regjistruar në të gjithë botën teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë vendi më i goditur, me numrin më të madh të të prekurve dhe vdekjeve, më shumë se 788.100 dhe rreth 42.400, të vdekur.

Ndërsa Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 24.114 viktima, teksa Spanja është vendi i dytë me të infektuar me mbi 204.178 të prekurve.

Në përgjithësi, virusi është përhapur në 185 vende që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme