Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mbi 100 tanke”, “26 herë raketë shpijave ju ka ra”, rrëfejnë dëshmitarët për sulmin në Prekaz (VIDEO)

NULL NULL
06.03.2025 14:27
Kulla e Jasharëve - Prekaz - Klan Kosova - MAT
Kulla e Jasharëve - Prekaz - Klan Kosova - MAT

27 vjet më parë, më 5,6 dhe 7 mars 1998 në Prekaz të Skenderajt, familja Jashari luftoi me shtetin okupator serb.

Dëshmitarë, ish-ushtarë të UCK-së kanë treguar për emisionin MAT në Klan Kosova e kanë pasur të pamundur ta ndihmonin komandantin legjendar Adem Jashari.

“Për tanke mundem me thanë që janë kanë diku përmbi 100 copa, për njerëz nuk e di”, thotë Emin Lati.

“Këtu veç krisma të topit, mitroleza, armë të rënda, s’ke ni tjetër kurrgjë, edhe pluhur që i rake shpijave, edhe flakë, tjetër s’ke mujt me pa”, vijon ai.

Ndërkaq Nagip Mehmeti tregon se më 6 mars nga distanca ka numëruar të shtënat në një çast në drejtim të kullave të Jasharëve.

“26 herë raketa i ka ra shpijave, 26 herë I kam numru… edhe kulla e Jasharëve kurrë nuk u ra”, tregon Mehmeti.

lajme të ngjashme