Mbi 100 mijë të infektuar me Covid-19 në Gjermani NULL NULL 08.04.2020 11:13 08.04.2020 11:13 Pas 4,003 infeksioneve të reja, Gjermania tani ka 103.222 raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave nga Instituti “Robert Koch” për sëmundje infektive. Numri i vdekjeve atje është 1,861. Shumë ekspertë kanë sugjeruar që niveli relativisht i ulët i vdekjeve në Gjermani mund të jetë sepse vendi ka përparuar në testime. Gjermania po kryen rreth 350,000 teste të koronavirusit në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër evropian, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Të tjerët kanë treguar faktin se mesatarisht, shumica e të infektuarve ishin më të rinj se në shumë vende të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes 9 minuta më parë