Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbetet Mbret Mayweather

NULL NULL
03.05.2015 07:40
Floyd Mayweather ka mposhtur Manny Pacquiao në duelin e shekullit, duke dëshmuar edhe një herë supermacinë e tij në boksin botëror. Amerikani fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve

Floyd Mayweather  ka triumfuar në ndeshjen e shekullit duke fituar me pikë pas 12 raundeve, përballë Manny Pacquiao, që nuk bëri sa duhet për të kërcënuar paprekshmërinë e amerikanit.

Në përfundim të 12 raundeve, 3 gjyqtarët votuan në favor të Mayweather 118-110, 116-112, 116-112 edhe pse në pamje të parë sfida e zhvilluar në “MGM Grand Arena” u duk e barabartë.

Me këtë sukses, Mayweather vazhdon të ruajë të paprekur radhën e humbjeve në karrierën e tij. Ai numëron 48 suksese.

Floyd dhe Manny

Floyd duke goditur Mannyn

Floyd dhe Many duke luftuar

Floyd dhe Manny pas ndeshjes

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.