Mbetet e bllokuar rruga Kaçanik-Hani i Elezit NULL NULL 12.03.2016 09:09 12.03.2016 09:09 Të reshurat e fundit kanë shkaktuar shembjen e dheut në magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit dhe rruga vazhdon të mbetet e bllokuar, njofton Klan Kosova. Atje qysh mbrëmë ka filluar punën një eskavator për heqjen e dheut dhe lirimin e rrugës. Por punimet po vazhdojnë pasi shembja ishte shumë e madhe. Policia e Kosovës në ndërkohë është përkujdesur për mbarëvajtjen e trafikut. klankosova.tv