Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbesin pa ujë dy zona të Prishtinës

NULL NULL
23.01.2022 13:13

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar se për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme.

Sipas njoftimit të tyre thuhet se ekipet e mirëmbajtjes tashmë janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, ku si pasojë do të mbeten pa furnizim me ujë deri në sanimin e tyre, njofton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar. Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt. Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave”, thuhet në njoftimin e tyre.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.