Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik, temë diskutimi në takimin e Gërvallës me Zupançiq

NULL NULL
02.07.2024 13:11
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në takim me Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në takim me Kryetaren e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq

Zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, mbështetja e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siguria në rajon dhe bashkëpunimi në iniciativa rajonale që për qëllim kanë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ishin temat në fokus të takimit mes Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Kryetares së Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Në komunikatën për media thuhet se gjatë këtij takimi Gërvalla e falënderoi Klakoçar-Zupançiq për mbështetjen që deputetët slloven i kanë dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Ministrja Gërvalla në takim me kryeparlamentaren sllovene paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe mundësitë e mëdha të investimeve në vendin tonë, duke theksuar potencialin e madh të të rinjve”.

“Më tej Ministrja Gërvalla dhe Kryetarja Zupançiq riafirmuan përkushtimin e tyre për të thelluar më tej bashkëpunimin bilateral dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e të dy vendeve”, thuhet tutje në komunikatë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.