Mbaron Evropiani për Vlashiqin e Kroacisë NULL NULL 19.06.2024 13:19 19.06.2024 13:19 Mesfushori Nikola Vlashiq nuk do të luajë më asnjë ndeshje në EURO 24. Lojtari kroat mësohet se ka pësuar një lëndim në muskul. Kësisoj, pas një skanimi që ia ka bërë pjesës së lënduar, 26-vjeçari ka njoftuar se do të niset për shtëpi, shkruan BBC-ja. Ai kishte qëndruar në bankën rezervë në ndeshjen e parë të cilën Kroacia e humbi nga Spanja, 3:0, dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares as në përballjen e sotme kundër Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.