Mbaron edicioni për Robben NULL NULL 07.04.2016 12:26 07.04.2016 12:26 Asi holandez do ta ketë të pamundur riaftësimin për ndeshjet e mbetura të Bundesligës, ndaj mund të themi se për të edicioni ka mbaruar. Arjen Robben mund t’i thotë lamtumirë që tani këtij sezoni. Sipas televizionit të njohur gjerman “Sport1”, mesfushori holandez do ta ketë gati të pamundur riaftësimin në kohë përpara fundit të sezonit. Gjithsesi ka ende shpresa fare të vakëta se ai mund t’ia dalë, të paktën për finale e Ligës së Kampioneve nëse Bayerni do të arrijë deri në Milano. Ndërkaq dhe vetë Robben ka konfirmuar se riaftësimi i tij nuk po shkon sipas planeve dhe vështirë se mund të rikthehet në fund të sezonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.