Mbappe “refuzoi” ofertat e klubeve tjera për t’u bashkuar me Realin, shpjegon pse s’e mori numrin 10 NULL NULL 16.07.2024 17:53 16.07.2024 17:53 Kylian Mbappe Kylian Mbappe thotë se kishte oferta nga klubet e tjera, por Real Madridi ishte zgjedhja e tij e parë, ndërsa shpjegoi pse nuk mori fanellën nr.10. Të martën, francezi u prezantua para më shumë se 80 mijë tifozëve në Santiago Bernabeu, ndërsa tha se kjo lëvizje e tij ishte “ëndërr”. Ndër temat e tjera, ish-ylli i Paris Saint-Germain foli për veshjen e fanellës nr.9, nderimin e bartësit nr.10 të Los Blancos, Luka Modric dhe zgjedhjen e gjigantëve spanjollë në vend të skuadrave, raporton Goal.com, transmeton Klankosova.tv. Ai në prezantim tha: “Ne kemi Modriçin, jam krenar që jam pranë tij në dhomën e zhveshjes, me numrin 9 dhe me numrin 10. Nuk është e rëndësishme, nuk shoh se çfarë kam pas fanellës, e shoh golin përpara se mund të luaja me çdo numër”. Për zgjedhjen e Madridit, ai shtoi: “Isha i bindur se do të vinte ky moment. Për mua Reali ishte zgjidhja e vetme. Kam pasur oferta të tjera nga klube të tjera, por gjithmonë jam përgjigjur të njëjtën gjë: nëse largohem nga Parisi është për Real Madridin”.