Mbappe edhe njëherë yll në fitoren e Realit NULL NULL 01.11.2025 22:50 01.11.2025 22:50 Real Madridi ka shënuar fitore të thellë prej 4:0 ndaj Valencias në xhiron e 11-të të La Ligës. Kylian Mbappe realizoi dy të parat në minutat 19’ (penalti), dhe 31’. Vinicius Junior humbi penaltinë në minutën e 43-të, dhe një minutë më vonë shënoi Jude Bellingham për 3-0. Në pjesën e dytë ata shënuan golin e katërt dhe të fundit përmes Alvaro Carrerasit në minutën e 82-të. Mbretërit janë të parët në Spanjë me 30 pikë, shtatë më shumë se Villarreali që ndodhet i dyti me 23 pikë.