Mbante në bluzë foton e Arsenijeviqit, policia e largon nga Gazimestani, politikanin serb NULL NULL 28.06.2025 13:05 28.06.2025 13:05 Policia e Kosovës e ka larguar nga “Vidovdani” politikanin nga partia “Demokracia Serbe”, Stefan Velkoviq, pasi i njëjti në Gazimestan shkoi me një bluzë e cila kishte fotografinë e kryetarit të partisë së lartpërmendur, Aleksandar Arsenijeviq. Arsenijeviq tash e një javë ndodhet në Serbi. I njëjti po kërkohet nga autoritetet kosovare që të merret në pyetje pasi në një pronë të tij në Zveçan ditëve të kaluara, sipas njoftimit nga forcat e rendit, është gjetur armatim, njofton Klankosova.tv. Lidhur me këtë rast, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq do arrestohet menjëherë sapo të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Vidovdani", 17 të shoqëruar në polici - njëri shqiptar ndalohet për armëmbajtje pa leje 13 minuta më parë
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 5 orë më parë