Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbajti fetusin për 60 vjet

NULL NULL
07.08.2015 13:00
Woman discovers she has carried fetus for over 60 years..CNN

Doktorët në një qytetin La Boca të Kilit, kanë zbuluar një fetus në mitrën e një gruaje të moshuar, e cila thotë se kurrë nuk e kuptoi se ajo kishte mbetur shtatëzënë.

Estela Melendez, është një grua 91 vjeçare, dhe mjekët i kishin thënë që kishte tumor në stomak, mirëpo ajo se çfarë zbulon më vonë do i çuditë të gjithë. Ajo kishte 60 vjet që ishte shtatëzënë, transmeton Klan Kosova.

“Doktorët më thanë që kisha kancer dhe që duhej të operohesha”.

“Por më vonë kuptuan që unë kam 6 dekada që mbaj një fetus”, është shprehur Melendez.

Woman discovers she has carried fetus for over 60 years..CNN

Për të moshuarën dhe familjen e saj, e gjithë kjo ndodhi i la të shokuar.

Ajo kishte qenë e martuar me Manuel Gonzalez për 74 vjet deri në janar të këtij viti kur ai ndërroi jetë.

Pavarësisht martesës së gjatë dhe dashurisë së tyre, ata kurrë nuk patën fëmijë.

“Ne kemi vuajtur shumë për këtë arsyje”, është shprehur e moshuara.

Woman discovers she has carried fetus for over 60 years..CNN

“A mund ta imagjinosh? E pyes vetën si nuk e ndjeu kurrë që ka një fetus të vdekur brenda në mitrën e saj”, është shprehur Luis Melendez, familjarë i saj.

Mjekët në fillim menduan që te operojnë për ta larguar fetusin, mirëpo më vonë vendosën që nëse do e operonin do ishte shumë rrezik për të moshuarën.

Për më teper as Melendez nuk dëshiron që të operohet, sepse është shprehur se nuk e ka penguar kurrë.

Gjithashu ajo është shprehur, se edhe po të ndjejë dhimbje, do jetë një dhimbje e bukur, sepse i’a kujton burrin dhe ëndërrën e tyre të papërmbushur për të qenë prindër.

Woman discovers she has carried fetus for over 60 years..CNN

Woman discovers she has carried fetus for over 60 years..CNN

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.