Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbahet në Prishtinë seminari “Depistimi dhe Parandalimi i Sëmundjeve Malinje”

NULL NULL
02.04.2022 17:27

Shoqata e Teknikëve të Klinikës së Onkologjisë ka mbajtur këtë të shtunë seminarin “Depistimi dhe Parandalimi i Sëmundjeve Malinje”.

Seminari një ditor përfshiu tema me impakt në shërbimin shëndetësor si depistimi i kancerit të gjirit, i kancerit të qafës së mitrës, kancerit të prostatës, kancerit kolo-rektal dhe kancerit të lëkurës.

“Referuesit sollën informacion të gjerë mbi këto patologji, mbi metodat depistuese me vlerat e tyre, si dhe një tablo të situatës aktuale në Kosovë. Seminari u realizua në bashkëpunim të ngushtë me stafin mjekësor të klinikës së Onkolgjisë, si dhe me përkushtimin dhe punën e stafit drejtues të shoqatës”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

Seminari është i akredituar nga Oda e Infermiereve të Kosovës dhe është një nga ngjarjet e shumta të organizuara nga SHTOK, në kuadrin e edukimit të vazhdueshëm profesional.

 

lajme të ngjashme