Mbahet mbledhja e KPK-së, diskutohet për ligjin e ri për Prokurorin e Shtetit NULL NULL 09.06.2023 16:39 09.06.2023 16:39 Mbledhja e KPK-se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në takimin e mbajtur me kolegjiumin e kryeprokurorëve të prokurorive të vendit. Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi është diskutuar për zbatimin e ligjit të ri për Prokurorin e Shtetit. “Me theks të veçantë u diskutua për ndryshimet e reja që janë përfshirë në këtë ligj, i cili tashmë është në fuqi dhe duhet aplikuar nga të gjithë kryeprokurorët dhe nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorive të vendit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Më tej, në takim u fol edhe për nevojën e vazhdimit të zbatimit të praktikës së unifikuar në të gjitha prokuroritë që do t’i ndihmonte prokurorët për tejkalimin e sfidave. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS