Mbahet dita e tretë e Javës Olimpike në Gjakovë NULL NULL 01.06.2016 18:53 01.06.2016 18:53 Dita e tretë e Javës Olimpike që po organizohet në Gjakovë ka nisur me një kuis të diturisë që për temë kishte sportin. Nxënësit nga shkolla të ndryshme kanë treguar aftësitë e tyre në këtë teme, duke qenë mjaft të suksesshëm në gjetjen e përgjigjjeve për sportet olimpike, kampionët në këto sporte e të tjera, njofton Klan Kosova. Dita ka vazhduar në qendër të qytetit ku edhe është mbajtur gara në vrapim, me pjesëmarrjen e rreth 100 fëmijëve të moshës 10 deri 12 vjeç. Gjithashtu udhëheqësi i grupit “Gërmia 555”, Ukë Gashi, u ka folur fëmijëve nëpërmjet një ligjerate për triatlonin, përkatësisht bashkimin në një garë të sporteve të notit, vrapimit dhe çiklizmit. Kurse për atmosferën që tërë kohës ka qenë sportive janë përkujdesur trajnerët e klubeve gjakovare në basketboll dhe volejboll të cilët në ambientin e shkollës “Zekeria Rexha” kanë organizuar mini-kampe dhe gara në këto sporte. Në këtë ambient me organizim të Shoqatës “Hendikos” është mbajtur edhe një paraqitje e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët po ashtu kanë paraqitur aktivitetet e tyre sportive, aktivitete këto që janë përcjellur me interesim të madh nga të pranishmit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.