Mbahet akademia përkujtimore në nder të Betejës së Koshares (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 12:23 11.04.2026 12:23 Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, po mbahet akademia përkujtimore “Ditës e Shqipes” në nder të Betejës së Koshares. Akademia u organizua nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, raporton KlanKosova.tv. Në këtë akademi po marrin pjesë figura politike nga partitë shqiptare të Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve. Në mesin e tyre është edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani. /KlanKosova.tv