Mazllum Baraliu: Rasti i Pacollit ka krijuar precedant NULL NULL 08.03.2016 21:27 08.03.2016 21:27 Profesori dhe juristi Mazllum Baraliu është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës. Ai ka folur për rastin e zgjedhjes së Behxhet Pacollit president dhe situatën juridike që ishte krijuar pas zgjedhjes së tij në këtë post. “Rasti i Behxhet Pacollit i 22 shkurtit 2011, i rënies së tij nga Gjykata Kushtetuese është një precedant procedural”. “Rasti Pacolli është krijuar një precedent, gjatë kuorumit është dashur të jenë 120 deputetë përvec atyre që janë larguar me leje” Baraliu është shprehur se në këtë rast ka pasur shumë shkelje. “Shkelja e parë është mungesa e kuorumit që nuk ka qenë në rregull ndërsa shkaku i dytë është shkaku i pauzës që kryetari i Kuvendit nuk e ka kërkuar, por një grup parlamentar, në atë rast PDK-ja”. “Procesi i votimit sipas Gjykatës Kushtetuese është ndërprerë kundër Kushtetutës”. Sipas tij, ai ka pasur të drejtë të kthehet sërish por ai nuk ka dashur. “Ai ka rënë njëherë është rrëzuar, ai ka pasur të drejtë të kthehet por është e drejta e tij që nuk ka dashur të kthehet, ngjashëm si Sejdiu që ka dhënë dorëheqje, sepse Kushtetua e njeh mundësinë vetëm të shkarkimit por jo vetëm të dorëheqjes e ja që ai për shkaqe morale ka dhënë dorëheqje”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025