Maturantët në Shqipëri më dobët në gjuhën shqipe se në gjuhë të huaj NULL NULL 20.06.2025 21:05 20.06.2025 21:05 Foto nga Top Channel - Maturantët Notat e provimit të dytë të maturës shtetërore, në Gjuhën shqipe dhe Letërsi, u publikuan këtë mbrëmje në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore të Shqipërisë. Sipas të dhënave nga portali studentor rezulton se 365 maturantë janë ngelës pasi kanë marrë notën 4.00, ndërsa vetëm 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Sipas raportimeve, duket se maturantët kanë pasur performancë më të dobët në gjuhë shqipe se në gjuhë të huaj. Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, që u zhvillua në 3 qershor. Në 10 qershor, u zhvillua provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe më 17 qershor i matematikës. Ndërkohë, maturantët do të mbyllin sezonin me provimin me zgjedhje në 24 qershor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025