Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Matura me ligj të vjetër

NULL NULL
08.05.2015 13:05
Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin në fuqi.

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se këtë vit Provimi i Maturës Shtetërore do të organizohet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligjin që veç është në fuqi.

Në komunikatën dërguar medieve thuhet se çdo kandidat që i nënshtrohet Provimit të Maturës Shtetërore, duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmëris së pikëve të provimit, që të shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe të arrijë kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm.

MAShT, u ka bërë thirrje të gjitha Drejtorive Komunale të Arsimit, personelit arsimor të shkollave të mesme të larta dhe maturantëve që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, i caktuar të mbahet në afatin e Qershorit.

“Kandidatit që kalon Provimin e Maturës Shtetërore i jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë, ndërsa kandidatit që nuk arrin rezultatin e kalueshmërisë shpallet përsëritës i provimit të maturës”, thuhet në komunikatë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.