Matjet e Opinionit Publik: Zenun Elezaj fiton në Klinë me 50.24 përqind NULL NULL 14.10.2021 21:24 14.10.2021 21:24 Në Rubikon të Klan Kosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv. Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Klinë del që kryetari aktual Zenun Elezaj, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 50 përqind. Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) me 50.24 %, i pasuar nga Besim Hoti i LDK-së me 20.34 %, Esad Raci (PDK) me 20.17 %, Lulzim Dragidella i VV-së ka 9.21 % dhe kandidatët e tjerë 0.31 %. Kurse rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Zenun Elezaj (AAK) 49.05 %, Besim Hoti (LDK) 20.04 %, Esad Raci (PDK) 19.88 %, Lulzim Dragidella (LVV) 9.08 %, kandidat të tjerë janë 0.3% dhe 1.5 % nuk e di. Për këtë sondazh janë anketuar 800 persona, 3.60% e numri të votuesve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë