Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Matadori përballet me vdekjen

NULL NULL
17.05.2015 16:12
Një matador spanjoll i shpëtoi vdekjes kur doli me plagë jovdekjeprurëse nga ‘dyluftimi’ në arenë me një dem.

Diçka shkoi keq për Saul Jimenez Fortez, i cili humbi përqendrimin dhe u godit disa herë prej demit gjatë festivalit “San Isidro” në Spanjë.

Fortez mori dy plagë të mëdha, njërën në stomak dhe një tjetër poshtë qafës. Mjekët thanë se ai ishte me fat dhe i ka shpëtuar vdekjes për pak milimetra.

Në spitalin ku u shtrua menjëherë u njoftua se gjendja e Fortez ishte jashtë rrezikut për jetën dhe se ai ishte i vetëdijshëm në momentin kur ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore.

Kjo është hera e dytë që Fortez goditet nga një dem dhe për rastësi në po të njëjtin festival vitin e kaluar ai ishte protagonist i një incidenti të ngjashëm, por jo me plagë kaq të mëdha.

Më poshtë ndiqeni videon e këtij momenti.

https://www.youtube.com/watch?v=vmpobZylnHk

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.