Mass pret Cakaj në Berlin: Ju mbështesim për hapjen e negociatave NULL NULL 10.12.2019 13:37 10.12.2019 13:37 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndodhet në një vizitë zyrtare në Berlin, ku zhvilloi një takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Takimi u përqendrua në diskutime të hollësishme për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësin e çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, vitin e ardhshëm. Në një reagim në Facebook, Cakaj bëri të ditur: “Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!” Gjithashtu, homologët ndanë qendrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian. Mbështetja e Gjermanisë për zhvillimin institucional e demokratik dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, mbetet rrënjësore. Sa i përket zhvillimeve të fundit në Shqipëri, Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit. Nga ana tjetër, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit. Gjithashtu, gjatë qendrimit në Berlin, kreu i diplomacisë shqiptare mori pjesë edhe në hapjen e konferencës së nivelit të lartë që po zhvillohet nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Mass, me temë “Advokimi për të drejtat e njeriut në shekullin 21-të”./Top Channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 2 minuta më parë