Maska që i ushqen flokët gjatë stinës së vjeshtës NULL NULL 14.10.2019 18:00 14.10.2019 18:00 Nëse e ndjeni që me ardhjen e vjeshtës, flokët tuaj janë bërë më të thatë dhe elektrizohen më kollaj, jeni në artikullin e duhur. Do t’ju propozojmë një maskë për flokë të thatë të përgatitur në shtëpi e cila është në gjendje t’i drejtojë, t’u japë volum dhe t’i ushqejë në thellësi. Përbërësi bazë është avokado i cili falë sasisë së lartë të vitaminave është në gjendje të fortifikojë skalpin e kokës. Më poshtë mund ta kuptoni se si duhet ta përgatisni këtë maskë hap pas hapi, shkruan Living.al. Përbërësit që ju duhen: · Gjysmë avokado · Gjysmë banane · 2 lugë kafeje uthull balsamike · 2 lugë kafeje vaj ulliri ekstra të virgjër · 1 lugë kafeje vaj speci djegës · Pak kanellë · 10 pika vaj esencial limoni · 10 pika vaj esencial rozmarine · 1 vezë Përgatitja e maskës: Pasi të keni shtypur në një tas bananen dhe tulin e avokados, shtoni vezën dhe gjithë përbërësit e tjerë. Kalojeni përbërjen në blender derisa të homogjenizohet mirë. Aplikojeni maskën në gjatësitë dhe majat e flokëve dhe lëreni të pushojë për 30-60 minuta. Shpëlajeni maskën dhe lani flokët me shampo si zakonisht. Këshillë: Bananja nxihet shpejt, kështu që maska duhet përgatitur dhe aplikuar menjëherë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025