Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mashtrohen policët: Në vend të Puigdemont, deshën ta arrestojnë komedianin

NULL NULL
23.02.2018 12:52

Policia spanjolle mendoi se e kishte kapur të arratisurin, Carles Puigdemont të enjten, por ishte vetëm një komedian i veshur si ish-udhëheqësi katalanas.

Joaquin Reyes i tha radios “La Ventana” se gjashtë oficerë iu afruan atij ndërsa ishte veshur si Puigdemont për shfaqjen e skeqit televiziv “El Intermedio” në Torrejón de Ardoz, në periferi të Madridit, transmeton Klan Kosova.

Reyes tha se oficerët ishin informuar se Puigdemont – i cili u arratis në Belgjikë pas shpalljes së pavarësisë së katalonisë dhe që përballet me arrestimin nëse i kthehet në tokën spanjolle – ishte kthyer.

Ai shtoi se policia qeshi kur kuptoni se nuk e kishte kapur njeriun e duhur, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme