MAShTI publikon rezultatet, 68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës NULL NULL 30.06.2025 15:38 30.06.2025 15:38 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%, transmeton klankosova.tv. MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës. Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Mbrojtësit pa mbrojtje – zbulohet gjendja alarmante në Policinë e Kosovës” (VIDEO) 17 minuta më parë