Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masat qeveritare nuk ulën rastet e infektimeve (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 29.11.2020 20:47

Janë bërë më shumë se dy javë që kur komunave në zonën e kuqe u është vendosur orë policore nga ora 19:00 deri në 5 të mëngjesit.

Krahas kësaj, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, u morën edhe një numër masash.

Në vikendin paraprak, në disa qytete pati mbyllje totale për dy ditë.

Madje Universiteti i Oksfordit e ka renditur Kosovën të parën në rajon, për reagimin ndaj përhapjes së infeksionit.

Por shifrat e rasteve pozitive me COVID-19 nuk tregojnë se këto masa qeveritare kanë pasur sukses.

Për më tepër, zonës së kuqe iu shtuan edhe disa komuna.

Më 6 nëntor, kur u vendos për karantinë në fundjavë, u shënuan 728 raste.

E më datën 13, kur u shpërnda harta e ilustruar, u shënuan 963 sosh.

 Ky numër përbënte 45 për qind e mostrave të marra.

Ndërsa për 15 ditë nuk është se ka pasur ulje të madhe të numrave.

Të dielën u shënuan 626 raste pozitive, apo 41 për qind nga testimet e bëra.

Statistika të njëjta shënohen edhe në Klinikën Infektive në Qendrën Spitalore të Vendit.

Drejtoresha Lendita Ajazaj-Berisha konfirmoi për Klan Kosova se janë duke punuar me kapacitete të plota, sikur para masave të fundit, dhe se tani në klinikë janë të shtrirë 112 pacientë.

Pavarësisht kësaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vendimet i quan adekuate.

Sipas Zemajt, varësisht nga gjendja shëndetësore, javën e ardhshme qeveria do t’i rivlerësojë masat anti-COVID.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme