Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masat e BE-së, Ahmetaj: Nëse s’jemi seriozë me votuesit, pse Brukseli të na trajtojë seriozisht?

NULL NULL
29.06.2025 18:13

Ish-ministrja e Intergrimeve, Mimoza Ahmetaj sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Duke përmendur vizitën e Kallasit në Kosovë, ajo tha se s’po dërgojmë mesazh të qartë te Brukseli që jemi serioz në konstituimin e institucioneve qeveritare.

“Ne nuk kemi qenë të vëmendshëm që të mendojmë se sa e zorshme është që të arrihet një konsensus brenda shteteve anëtare që masat e tilla të vendosura edhe të hiqen”.

“Është lobuar pafundësisht, kryetari Krasniqi në vazhdimësi e ka përmendur që Kosovës do të duhej t’i hiqeshin këto masa që i janë vënë padrejtësisht, sido që të jetë kërkohet konsensus brenda shteteve anëtare në mënyrë që t’i hiqen”.

“Vizita e fundit e zonjës Kallas, Shefes së Politikës së Jashtme në Kosovë dhe qasja që ajo e pati, takimet me zyrtarët e Kosovës, më tepër ajo e la përshtypjen që ajo i takoi kryetarët e partive sesa zyrtarët qeveritar, për faktin se ajo takoi kryetarin e VV-së dhe partive të tjera, por në asnjë moment ne nuk po dërgojmë mesazh të qartë edhe te Brukseli që jemi serioz në konstituimin e institucioneve qeveritare dhe atyre të dala nga zgjedhjet e shkurtit, pra Kuvendi, kryetarin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe Qeverisë. Dhe si të tillë nëqoftëse ne nuk jemi serioz para qytetarit të Kosovës, para votuesit atëherë pse duhet të na trajtojë seriozisht edhe Brukseli dhe mënyrën se si ne e trajtojmë votën e qytetarëve në formë të tillë, po na kthehet edhe qasja e Brukselit”, është shprehur ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.