Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masakrimi i qindra civilëve në Krushë, Osmani: S’harrojmë kurrë – kërkojmë drejtësi

NULL NULL
26.03.2026 11:34

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe ku mbetën të vrarë 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën nga forcat e regjimit serb.

Në tubimin kushtuar kësaj masakre, e para e vendit tha se e njëjta u planifikua qëllimshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Masakër e planifikuar, akt i qëllimshëm për ta shuar ekzistencën e banorëve”, u shpreh Osmani.

Ajo shtoi se edhe sot e kësaj dite rezultojnë të zhdukur 64 banorë, teksa tha se kjo mbetet plagë e hapur dhe mungesë e përhershme,

“Zotim i përhershëm që nuk do të harrojmë kurrë, por do të kërkojmë drejtësi”, deklaroi shefja e shtetit.

lajme të ngjashme